Genc Pollo: Rama propagandë në marrëdhëniet diplomatike

Nga Exit News
Genc Pollo: Rama propagandë në marrëdhëniet diplomatike

Ish deputeti i PD, Genc Pollo deklaroi se kryeministri Rama përdor propagandë dhe në marrëdhëniet diplomatike.

Në një postim në Facebook, Pollo shkruan:

Propagandë e vetëm propagandë edhe kur kalon kufijtë e Shqipërisë. Pas deshtimit me video montazhe ne vend i gënjen mendja se njësoj siç ndërtoi projekte imagjinare me 3D për të fshehur dështimin e qeverisjes, do të ndërtojë edhe arritje imagjinare diplomatike. “

Pollo shton se “propaganda e gënjeshtra Rama duket thjesht si një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë. ”

Ai përfundon se mungesa e një plani konkret për përballimin e pandemisë rëndon në kurrizin e shqiptarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>