Kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD, Genc Ruli deklaroi se janë skualifikuar 30 përqind kandidatëve që ishin pjesë e listës së vitit 2017.
Në një intervistë për Abc News, ai deklaroi se komisioni ka patur qëllim të largojë dhe më shumë nga lista e mëparshme.
Në lidhje me skualifikimin e ish depuetëve Klevis Balliut, Hekuran Hoxhallit dhe Astrit Veliajt dhe të tre kryebashkiakëve, Ruli pohoi se anëtarësia nuk i donte këta persona në pozicione drejtuese.
Më herët Partia Demokratike njoftoi se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve përfundoi përzgjedhjen e 326 kandidatëve për deputet.