Genc Ruli deklaron se Komisioni ka skualifikuar 30 përqind të listës së 2017

Nga Exit News
Genc Ruli deklaron se Komisioni ka skualifikuar 30 përqind të listës së 2017

Kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD, Genc Ruli deklaroi se janë skualifikuar 30 përqind kandidatëve që ishin pjesë e  listës së vitit 2017.

Në një intervistë për Abc News, ai deklaroi se komisioni ka patur qëllim të largojë dhe më shumë nga lista e mëparshme.

Në lidhje me skualifikimin e ish depuetëve Klevis Balliut, Hekuran Hoxhallit dhe Astrit Veliajt dhe të tre kryebashkiakëve, Ruli pohoi se anëtarësia nuk i donte këta persona në pozicione drejtuese.

Më herët Partia Demokratike njoftoi se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve përfundoi përzgjedhjen e 326 kandidatëve për deputet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>