Gjana: Mungesa e emrave në listë, e paqëllimshme

Gjana: Mungesa e emrave në listë, e paqëllimshme

Kreu i Komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana, në një dalje për mediat, deklaroi se mungesa e emrave në listat e anëtarëve i detyrohet përpunimit të tyre në sistemet informative dhe për këtë arsye, u lejua votimi me kartë anëtarësie.

“Ngaqë e kemi ditur këtë paraprakisht edhe kemi mbajtur këtë qëndrim; që nëse nuk rezulton emri në listë por disponon një kartë anëtarësie të mund të votosh me kartë anëtarësisë,” u shpreh Gjana.

Ai shtoi se një gjë e tillë ishte e paqëllimshme.

Gjana më herët hodhi poshtë disa pretendime për votim të shumëfishtë të raportuar nga përfaqësues të një kandidati.

Ai njoftoi se deri në orën 16.00 kishin votuar 44% e anëtarësisë dhe se të hënën paradite do të publikohej rezultati.

Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për kryetarin e saj të ri.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>