
Gjykata Europiane e Drejtësisë e ka konsideruar ligjin hungarez për të mbyllur universitetet me financim të huaj, mes tyre dhe universiteti i miliarderit George Soros në kundërshtim me legjislacionin e BE-së.
Në vitin 2017 qeveria hungareze miratoi një ligj për të ndaluar universitetet e financuara nga jashtë përveçse kur këto univeristete ofrojnë shërbime dhe në vendet e tyre të origjinës.
Universiteti i Evropës Qendrore, i financuar nga fondacioni i George Soros transferoi shumicën e shërbimeve të saj në Vjenë në vitin 2018, pas një beteje të gjatë mes Sorosit dhe kryeministrit hungarez, Viktor Orban.