GJEDNJ e quan të ligjshëm vaksinimin e detyrueshëm

Nga Megi Ndregjoni
GJEDNJ e quan të ligjshëm vaksinimin e detyrueshëm

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) vendosi se vaksinimi i detyrueshëm nuk përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

Në vendimin e Vavřička dhe të tjerë kundër Republikës Çeke, GJEDNJ argumentoi se vaksinimi i detyrueshëm është i justifikuar për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Çështja në fjalë i referohej vaksinimit të detyrueshëm të fëmijëve në Republikën Çeke. Të gjithë fëmijët e kishin të detyrueshëm të vaksinoheshin kundër sëmudjeve, të cilat ishin të rrezikshme dhe ngjitëse.

Sipas ligji çek, prindërit që refuzonin të vaksinonin fëmijët e tyre gjobiteshin ndërsa fëmijët nuk pranoheshin në shkollë apo kopshte.

GJEDNJ e quajti të justifikuar këtë dënim për prndërit dhe fëmijët pasi argumentoi se së pari ligji ka për qëllim të garantojë shëndetin e fëmijeve të tjerë dhe së dyti ka për qëllim të garantojë shëndetin e feëmijës.

Të dyja këta kushte sipas gjykatës realizojnë “interesin më të lartë të fëmijës” dhe nuk cenojne të drejtën për një jetë private të parashikuar nga neni 8 i konventes.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme