Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut të martën doli në përfundimin se përgjegjës për vrasjen e ish -oficeri i KGB -së, Aleksandr Litvinenko ishte Rusia.
Litvinenko ishte një kritik i Presidentit rus Vladimir Putin, i cili u helmua në 2006 në Londër me Polonium 210, një izotop i rrallë radioaktiv.
Padinë në Gjykatën Evropiane kundër Rusisë e ngriti e veja e Litvinenko-s, por Rusia ka mohuar përfshirjen në vdekjen e tij.
Sipas një raportimi nga Axios, GJEDNJ njohu një hetim publik në Mbretërinë e Bashkuar fill pas vrasjes, që zbuloi se helmimi ishte kryer nga ish -truproja i KGB -së, Andrei Lugovoy dhe Dmitry Kovtun, po ish agjent i KGB -së dhe biznesmen. Ajo deklaroi se nuk kishte dyshim se dyshja ishin pas krimit.
“Gjykata konstatoi në veçanti se kishte një rast të fortë prima facie që, në helmimin e Z. Litvinenko, Z. Lugovoi dhe Z. Kovtun kishin vepruar si agjentë të Shtetit Rus,” arsyeton gjykata evropiane në vendimin e saj.
Sipas GJEDNJ-së, nësë ish-agjentët do të kishin vepruar për llogari të vetë, do të ishte përgjegjësi e Rusisë t’i nxirrte para drejtësisë, por kjo nuk ka ndodhur e as kanë kundërshtuar gjetjet e hetimit.
Përkundrazi, Lugovoi u zgjodh në 2007 si anëtar i Dumës Shtetërore Ruse, dhomës së ulët të parlamentit dhe iu dha një medalje shtetërore “për shërbimet ndaj atdheut” në 2015.