
Komisioni i Arsimit nuk u formua sepse deputetët e shumicës nuk u paraqitën në mbledhjen e caktuar të mërkurën.
Kryetari i Komisionit dhe deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj i bëri thirrje kryetares së Kuvendit Nikolla “të ndjekë shembullin e Pjetër Arbnorit dhe Servet Pëllumbit”.
Deputetët e PS-së nuk morrën pjesë në mbledhjet e komisionet parlamentare të caktuara për të mërkurën. E njëjta situatë u krijua edhe dje me komisionet e ligjeve, sigurisë kombëtare dhe shëndetësise.
Madje, komisioni i Shëndetësisë nuk u zhvillua, si dhe u hoq nga transmetimi në RTSH dhe në Facebook.
Kjo përplasje ka ardhur sepse PD nuk ka pranuar vendimin e Kuvendit për të zhvilluar mbledhjet e komisioneve online. PD e quan vendimin një përpjekje për t’i hequr fjalën opozitës.