Gjenden dy peshkarexhat e humbura

Dy anije peshkimi shqiptare të cilat humbën kontaktet me kapitenerinë e portit të Durrësit përpara dy ditësh, u gjenden sot.

Anijet e peshkimit “Qamili” u lokalizua nga radarët e portit “Shëngjin” dhe ndodhet në veri të Durrësit.

Ndërsa, anija e peshkimit “Çelepia”  ndodhet në brigjet e Egjiptit, por kapiteni dhe ekuipazhi i saj mbahen peng nga një marinar egjiptian. Marinari egjiptian i kërkon 70 mijë euro pronarit të anijes për t’i liruar. Nuk dihet nëse kjo shumë është detyrim i pashlyer apo një gjobë e vendosur nga vetë marinari.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>