Të enjten qeveria gjermane miratoi një ligj për pajisjen me kartë indetinteti të emigrantëve.
Në fillim të shkurtit, emigrantët e regjistruar do të përfitojnë një kartë indentiteti. Ajo do të përmbajë informacione si shenjat e gishtave, vend origjinës, të dhënat e kontaktit, gjendjen shëndetësore dhe kualifikimet.
Nëpërmjet saj do të mundësohet përpilimi i kërkesës për azil dhe përfitimi i ndihmës sociale.
Ligji i ri parashikon regjistrimin në një data bazë të përqëndruar në një system të vetëm, të të gjithë emigrantëve që hyjnë në shtetin gjerman.
Kjo masë vjen pasi gjatë vitit 2015 emigruan 1,1 milionë persona.