Gjermania pezullon marrëveshjen e esktradimit me Kinën

Nga Exit News
Gjermania pezullon marrëveshjen e esktradimit me Kinën

Gjermania ka pezulluar marrëveshjen e ekstradimit me Hong Kongun, njoftoi këtë javë ministri i Jashtëm Heiko Maas. Vendimi erdhi pasi qeveria kineze shtyu zgjedhjen e përgjithshme me një vit me justifikimin e koronavirusit.

“Vendimi i qeverisë kineze për të përjashtuar 12 kandidatë të opozitës dhe për të shtyrë zgjedhje është shkelje e të drejtave të njeriut”, tha ministri gjerman në një deklaratë për shtyp.

Deri më tani, edhe SHBA-të, Kanadaja, dhe Mbretëria e Bashkuar ka pezulluar marrëveshjet e tyre me Kinën. Të gjitha vendet dënuan veprimet e qeverisë kineze.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>