Gjermania po përgatitet të çojë para gjyqit ish-rojen 100-vjeçare të kampit nazist të përqendrimit Sachsenhausen pranë Berlinit.
Sipas një raportimi nga Reuters, që citon median gjermane Ëelt am Sonntag, ndonëse i pandehuri nuk emërtohet, ai ka punuar rojë në këtë kamp, ku janë zhdukur rreth 20 mijë njerëz, nga viti 1943-1945.
Ish- roja do të gjykohët nga Gjykata e rrethit Neuruppin si ndihmës në vrasjen në 3 500 personave.
Gjyqi pritet të fillojë në tetor dhe i pandehuri parashikohet të dëshmojë për rreth orë në ditë.
76 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore prokurorët gjerman ende përpiqen të çojnë para drejtësisë bashkëpunëtorët e nazizmit.
Një proces historik në vitin 2011 i hapi rrugën gjykimit të personave të punësuar në një kamp përqendrimi, pa patur nevojë për prova të krimeve specifike.