
Gjermania kërkon mbylljen e rezorteve të skiimit deri në janar, si një mënyrë për të shmangur grumbullimin e turistëve aty, e si rrjedhojë dhe përhapjen e Covid-19.
Kancelarja Angela Merkel deklaroi në parlamentin gjerman se po bëhen përpjekje për të arritur një vendim në të gjithë Evropën.
Italia dhe Franca kanë shprehur mbështetjen për këtë propozim, por Austria nuk është dakord.
Edhe në diskutimet e mëhershme për përpjekje të bashkuara mes Europës për të luftuar Covid-19, është përmendur ideja e mbylljes së rezorteve të skive.
Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se Evropa u përball me një gjashtë mujor “të vështirë” , teksa rastet u rritën kudo. Kufizimet e marra nga vendet kanë çuar në ulje të infeksioneve të reja në disa vende, por ekziston frika se pandemia mund të përkeqësohet gjatë dimrit.