Gjermania kthen 365 azilkërkues shqiptarë

Ambasada Gjermane ka bërë të ditur se qeveria gjermane do të riatdhesojë 365 azilkërkues shqiptarë. Kthimi i tyre do të kryhet sot dhe nesër, ku do kthehen përkatësisht 160 dhe 205 persona.

Riatdhesimi bëhet në zbatim të ligjit të ri të emigracionit të miratuar së fundmi nga Qeveria Gjermane. Ky ligj i konsideron vendet e Ballkanit si vende të sigurta. Kjo është dhe arsyeja përse kërkesat për azil ekonomik të paraqitura nga shqiptarët nuk do të pranohen.

Këto masa janë marrë pasi Gjermania, kohët e fundit, është duke u përballur me një fluks të madh emigrantësh nga Siria dhe Afganistani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>