Gjermania ka qënë shënjestra kryesore e Rusisë, më shumë se çdo vend tjetër të Bashkimit Evropian, në përpjekjet e saj për dezinformim, tregon një raport i ri i BE-së.
Autoritetet e BE-së gjetën se që në fund të 2015, më shumë se 700 raste të keqinformimit rus u gjetën në Gjermani.
Raporti thotë se:
Asnjë vend tjetër anëtar i BE-së nuk ka është sulmuar kaq shumë.
Kremlini po krijon imazhin se “Gjermania është vendi ku po dëgjohen disa zëra ndër korrin irracional të rusofobisë”.
Politikanët gjerman akuzohe se kanë shmangur dialogun me Rusinë.
Media dhe politikanët rusë kanë përdorur lajmet, në vecanti për feemijët rusë, për të akuzuar autoritetet gjemrane pë shtypje të vazhdueshme të rusëve në Gjermani.
Lajme të ngjashme negavtive për Gjemraninë janë publikuar edhe në median ruse në gjuhën gjermane.
Raporti vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë për një fushatë të koordinuar dezinformomi, me qëllim minimin e besimit në vaksinat amerikane kundër koronavirusit.
Rusia e mohon përfshirjen në fushata dezinformimi.
Pas Gjermanisë renditet Franca me më shumë se 300 herë, ndërsa Italia rreth 170 herë.