Gjermania ka përfunduar operacionin e saj të evakuimit ushtarak nga aeroporti i Kabulit.
Sipas një burimi ushtarak për Reuters, avioni i fundit ushtarak gjerman ishte larguar nga vendi tashmë.
Gjermania ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj Shteteve të Bashkuara, për shkak se nuk parashikoi avancimin e shpejt të talebanëve drejt kryeqytetit të vendit, Kabulit. Presidenti gjerman e quajti situatën e krijuar javën e shkuar një “turp për Perëndimin”.
Aeroplan i parë ushtarak gjerman që u ul në Kabul që kur talebanët morën pushtetin evakuoi vetëm shtatë persona për shkak të kaosit në aeroport të hënën, 15 gusht, ndërkohë që të ditën tjetër pati më shumë fat dhe evakuoi rreth 120 persona.
Më 16 gusht, Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas bëri me dije se po bëhet çmos për largimin e rreth 10 mijë personave, të cilët kanë punuar me forcat ushtarake gjermane, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe persona me shtetësi të dyfishtë afgano-gjermane.
Ndërkohë, kandidati i CDU-së për kancelar në zgjedhjet e afërta federale, Amin Lachet kërkoi që në të ardhmen angazhimet ushtarake të Gjermanisë jashtë vendit të kishin një qëllim të afatë të mirëpërcaktuar, përfshirë edhe planin e tërheqjes qysh në fillim.