Gjermania ka përgëzuar marrëveshjen mes ligjëvënësve amerikan për të tërhequr vendimin për të hequr ushtarët amerikanë nga Gjermania. Kështu tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.
“Ne kurrë nuk na është dhënë asnjë informacion në lidhje me uljen e numrit të trupave amerikanë, kështu që ne nuk mund të themi se cilat janë planet ose nëse ato ekzistojnë,” u tha ai gazetarëve të premten, sipas Reuters.
“Por ne jemi të kënaqur që duket se ka marrëveshje midis republikanëve dhe demokratëve në Uashington për rishikimin e këtij vendimi,” shtoi ai.
“Ushtarët amerikanë janë të mirëpritur këtu. Ato kontribuojnë jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për sigurinë e Evropës”, tha ai.
Ligjvënësit amerikanë miratuan të enjten versionin përfundimtar të një projekt-ligji të politikës së mbrojtjes duke përfshirë edhe vazhdimin e qendrimit të ushtarëve amerikanë në Gjermani.