Nga 21 dhjetori deri në 31 dhjetor, të gjitha fluturimet mes Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar do të ndalen. Vendimi u mor pas zbulimit të një varianti të ri të COVID-19 në MB.
Njoftimi u dha nga Ambasada gjermane në Londër.
Sipas mediave britanike, vendimi i Gjermanisë mund të ndiqet dhe nga vendet e tjera të BE-së.
Nga ky ndalim përjashtohen:
- Fluturimet e riatdhesimit të aeroplanëve dhe ekuipazheve të tyre;
- Fluturime postare dhe të mallrave;
- Fluturime me personel mjekësor në interes të shëndetit publik.
- Një varianti i ri i koronavirusit të ri është shfaqur në Angli, të paktën që prej 14 dhjetorit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë është njoftuar dhe shkencëtarët e Mbretërisë së Bashkuar po bëjnë studime të hollësishme.
Dalja e një varianti të ri të koronavirusit në Britani ndodhi një javë pasi vendi kishte nisur vaksinimin e vaksinën e Pfizer-it.