![Gjermani Gjermania rekord të ri infektimesh ditore, shtohen masat kufizuese](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/07/Gjermani-1.jpg)
Në 24 orët e fundit, Gjermania ka shënuar numër rekord infektimesh ditore me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë: 14 714 të infektuar të rinj.
Kjo është dita e disatë radhazi që shënon shifra të larta të infektuarisht ditorë.
Për shkak të rritjes së numrit të rasteve ditore, Gjermania ka shtuar masat kufizuese për qytetarët si mbajtja e detyruar e maskave në shumicën e ambienteve jashtë shtëpisë, ndalimin e grupeve të mëdha të njerëzve.
Numri i njerëzve që lejohen të mblidhen së bashku gjithashtu është i kufizuar në 25 në vende publike dhe 15 në hapësira private.
Kancelarja Angela Merkel ka përsëritur vazhdimisht thirrjen e saj që qytetarët të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi dhe të reduktojnë në minimum socializmin.
Ditët e fundit, gjermanët kanë filluar sërish të blejnë me shumicë, letra higjenike dhe dezinfektantë, nën dyshimet e një karantine të dytë.
Shitja e letrave higjenike u rrit me 89 % javën e kaluar në krahasim me periudhën e verës, ndërsa shitja e dezinfektantëve u rrit me 72 %, dhe e sapunave me 62%, sipas të dhënave të