
12 fëmijë dhe 3 gra janë riatdhesuar në Gjermani të shtunën. Ata kanë ardhur nga kapmet e Sirisë, për arsye humanitare.
Ministri i Jashtëm, Heiko Maas, deklaroi të dielën se ishte i lehtësuar për kthimin e fëmijëve dhe tri nënave të tyre.
“Këto janë raste humanitare, veçanërisht jetimë dhe fëmijë me sëmundje, raste në të cilat largimi nevojitej urgjentisht. Ky lajm i mirë para Krishtlindjes na bën të sigurt se do të jemi në gjendje të organizojmë edhe kthimin e rasteve të tjera”, tha Maas,
Ai deklaroi se qeveria do të përkrahë kthimin e të tjerëve në javët dhe muajt e ardhshëm.
Maas theksoi se kthimi u organizua në bashkëpunim me Finlandën, e cila riatdhesoi gjashtë fëmijë dhe dy gra.