
Qeveria gjermane ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit të Bjellorusisë Lukashenko, i cili pretendon se ka biseduar në telefon me kancelaren Merkel në 16 gusht.
Të hënën, 17 gusht, media Interfax citoi Lukashenkon: ‘Dje Merkeli me telefonoi. Dua të bisedojmë, më tha.”
Por një zëdhëns i qeverisë gjermane e hodhi poshtë këtë pretendim:
“Një bisedë e tillë midis Merkel dhe Lukashenkas nuk ka ndodhur që nga zgjedhjet e 9 gushtit.”
Lukashenko, në pushtet që në vitin 1994, po rrezikon vendosjen e sanksioneve ndaj tij nga Bashkimi Europian. Ai po ballafaqohet dhe me protesta të vazhdueshme që prej 9 gushtit, datës së zgjedhjeve presidenciale.
Qytetarët mendojnë se zgjedhjet janë manipuluar dhe Lukashenko është shpallur fitues me 80 për qind të votave duke vjedhur zgjedhjet.
Për të shtypur këto protesta, Lukashenko ka përdorur policinë e cila ka dhunuar dhe arrestuar mbi 6 mijë protestues.