Gjermania ul numrin e personave të dëbuar gjatë 2020

Nga Exit News
Gjermania ul numrin e personave të dëbuar gjatë 2020

Gjatë 2020 numri i të dëbuarve nga Gjermania ka pësuar një ulje krahasuar me vitin 2019.

Shkak mendohet të jetë pandemia e koronavirusit.

8,802 persona janë dëbuar nga Gjermania, nga janari deri në fund të tetorit,  tha Volkmar Vogel nga Ministria e Brendshme gjermane.

Në 2019 Gjermania dëboi 22,097 persona, raporton Dpa.

Nga të dëbuarit 773 persona janë shqiptarë, duke bërë kështu që Shqipëria të renditet e para. Pas saj vjen Gjeorgjia, me 711 persona. E treta është Franca. Gjermania ka dëbuar 369 francez. Pas tyre vijnë Serbia dhe Moldavia. Gjermania ka larguar na vendi 608 serbë dhe 535 moldavë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, deri në tetor, 4,319 persona janë larguar në mënyrë vullnetare nga Gjermania.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>