Gjeorgjia arreston ish-presidentin e dënuar me burg

Nga Exit News
Gjeorgjia arreston ish-presidentin e dënuar me burg

Policia në Gjeorgji arrestoi ish-presidentin dhe Mikheil Saakashvili, njoftoi agjencia e lajmeve TASS duke cituar kryeministrin Irakli Garibashvili të premten në prag të zgjedhjeve lokale.

Saakashvili, i cili ka qenë i vendosur në Ukrainë, njoftoi planet për t’u kthyer në Gjerorgji për zgjedhjet lokale të së shtunës pavarësisht se përballet me një dënim me burg.

Ai deklaroi se kthehet për të ndihmuar në “shpëtimin e vendit” dhe bëri thirrje për protesta post-zgjedhore në rrugë.

Në qershor 2018 Saakashvili u dënua në mungesë me gjashtë vjet burg për abuzim me pushtetin dhe përpjekje për të fshehur provat në lidhje me rrahjen e një anëtari të opozitës në parlament kur ai ishte president.

Politikani, i cili udhëhoqi Revolucionin e Trëndafilave të Gjeorgjisë në 2003, i konsideron akuzat kundër tij të motivuara politikisht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>