Gjiknuri: Deri në 31 maj nuk mund të ndryshohet sistemi, palët kanë rënë dakort

Gjiknuri: Deri në 31 maj nuk mund të ndryshohet sistemi, palët kanë rënë dakort

Përfaqësuesi i mazhorancës për reformën zgjedhore në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri e ka quajtur të pamundur ndryshimin e sistemit zgjedhor brenda 31 majit. Në intervistë për “ABC News” Gjiknuri tha se edhe palët janë dakort për mos përfshirjen e sistemit në ndryshimet që do të sjellë tryeza e reformës.

“Çështja e sistemit zgjedhor kërkon shumë kohë, nuk mund të rezalizohet brenda 31 majit, palët kanë rënë dakord se meqë përfshin Kushtetutën, kjo do të kërkojë konsultë shumë të gjerë dhe nuk do të ishte e mundur që brenda 31 majit mund të adresonin ribërjen e sistemi zgjedhor”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri ka dalë kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor në parlament, ku problemin e gjeti “jo tek sistemi, por mospranimi i rezultatit nga humbësit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>