Damian Gjiknuri deklaroi sot se Këshilli Politik ka arritur dakordësinë për pjesën më të madhe të pikave të Reformës Zgjedhore dhe se të hënën 15 qershor, një draft i saj mund të jetë gati.
Në përfundim të mbledhjes, Gjiknuri tha se kanë mbetur 2-3 pika që duan diskutim:
“Dakordësuam pjesën më të madhe, që lidhje me financimin e fushatës, rolin e medias. Kemi ende 2-3 pika, që duan diskutim.
Besoj të hënën do të kemi gati draftin, që përmban të gjitha çështjet e adresuara gjatë kësaj kohe.”
Gjiknuri tha se nga diskutimet e deritanishme është rënë dakord të lejohen reklamat politike dhe të dyfishohet financimi i partive nga buxheti i shtetit.