Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik u shpreh se PS dhe PD duhet të hartojnë një dokument të përbashkët për ndryshimet e kodit zgjedhor, dhe më pas ky dokument t’i dërgohet OSBE-së për mendim.
“Hajde punojmë në një draft, me propozime konkrete, dhe draftin final ia dërgojmë ODIHR-it”, tha Gjiknuri për median pas përfundimit të mbledhjes.
Ai tha se propozimet e dorëzuara nga PS mund të diskutohen:
“Edhe ne defekte po ama hajde të diskutojmë për to, pastaj të nisë debati. Unë i pres në mbledhje ata kërkojnë qiqra në hell. Nuk mund të kemi ekspertizë pa pasur draft më parë”.