Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i Vlorës për zgjedhjet e 25 prillit ka gjetur fajtorët e rënies së votave të PS-së më 5 % në këtë qark. Në raportin e hartuar prej tij, pas zgjedhjeve, dhe të publikuar në media, Gjiknuri ka gjetur se fajin për mos përmbushjen e rezultatit e ka pasur:
Kryetari i Bashkisë Dritan Leli, i cili sipas Gjiknurit “rreth 80% e të anketuarve kërkonin ndryshimin e drejtimit tëbashkisë menjëherë pas zgjedhjeve.
Njësoj e dëmtoi PS-në edhe vota preferenciale për Anila Denajn, Vullnet Sinën dhe Niko Gurin. Ndërsa, vetë Gjiknuri, Rama dhe Pranvera Sulaj nuk i kanë shkaktuar asnjë dëm PS-së:
“Kandidatët me efektin më të madh në votat e pavlefshme janë: Anila Denaj, Vullnet Sinaj dhe Niko Guri. Ndërsa numri i votave të pavlefshme pa asnjë ndikim ishin të Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe Pranvera Sulajt”.
Anila Denaj ishte personi më i votuar i listës së PS-së pas Kryeministrit Rama.
Gjiknuri, gjithashtu për herë të parë pranon zyrtarisht se qëllimi i PS-së ka qënë përgjysmimi i votave të LSI-së.
PS fitoi në vlorë 8 mandate nga 9 të tilla që ishte objektivi i tyre maksinal.