Përfaqësuesi i shumicës socialiste Damian Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik, të martën, në orën 11:00.
Në emailin dërguar për përfaqësuesit e PD-LSI dhe opozitës parlamentare, Gjiknuri propozon që në mbledhje të diskutohet mundësia për hapjen 100 për qind të listave, siç ka kërkuar PD-ja dhe çfarë mund të ndodhë me koalicionet parazgjedhore nëse listat hapen.
Diskutimet në Këshillin Politik pritet të jenë intensive në ditët në vazhdim, pasi kryeministri Rama ka paralajmëruar se ndryshimet kushtetuese do të miratohen në kuvend në 30 korrik.
Rama kërkon hapjen e dy të tretave të listës për deputetë dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, ndërsa Basha kërkon hapjen 100 për qind të listave dhe mbajtjen e koalicioneve parazgjedhore.