Gjiknuri: opozita ka ndryshuar kërkesat, kodin zgjedhor mund ta miratojmë edhe pa konsensus

Nga Exit News
Gjiknuri: opozita ka ndryshuar kërkesat, kodin zgjedhor mund ta miratojmë edhe pa konsensus

Kodi i ri zgjedhor do të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar, edhe pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.

“Nuk mundet që pasi biem dakord dhe për kërkesat parakusht për zgjedhjet, të fillohet dhe të cedohet dhe duke dalë nga kërkesat. Skema e administratës zgjedhore do jetë e rregullt, komisionerët do të rekrutohen, jemi të hapur për çdo lloj takimi.

Opozita jashtëparlamentare është në të mirën e saj të na bashkëngjitet megjithatë e kam thënë, Kuvendi i ka votat”, tha Damian Gjiknuri përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik.

Ai sqaroi se PS ka pranuar edhe dy parakushtet e vendosura nga opozita. Madje “nesër do informoj Kuvendin ku do paraqes paketën e dytë, dyert dhe dritarët janë të hapura për të përmbyllur ato pak gjëra që kërkojnë”, shtoi Gjiknuri.

Duke u nisur nga deklaratat e Gjiknuri mudn të kuptohet se PS nuk ka pranuar që ankimimet e zgjedhjeve të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Ata i kanë qendruara propozimit të tyre që kolegji zgjedhor të përbëhet vetëm me gjyqtarët e vetuar të apelit:

“Shqetësimet i kemi reflektuar, se opozita ka një problem me Vettingun, atë e njeh Kushtetuta nuk e njeh opozita”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>