
Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin politik këkon mbledhjen e këshillit më 19 ose 20 korrik, për të diskutuar për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve.
“Duke ju informuar se në këtë mbledhje Partia Socialiste do të përfaqësohet përveçse nga unë edhe nga kryetari Rama, ju bëj me dije se në rast dëshire edhe prezenca e kryetarëve përkatës të opozitës jashtëparlamentare, do të ishte plotësisht e mirëpritur nga ana jonë”, shkruhet në njoftim zyrtarë të PS-së, të publikuar më 17 korrik, pasdite.
Presidenti Meta ishte i pari që i bëri thirrje palëve të ulen sërish në Këshillin Politik për të diskutuar ndryshimet kushtetuese.
Thirrjes së tij ju përgjigj Kryeministri Rama dhe më pas PD dhe LSI.