Gjiknuri: Rama merr mandatin e tretë si kryeministër

Nga Exit News
Gjiknuri: Rama merr mandatin e tretë si kryeministër

Deputeti socialist Damian Gjiknuri ka shprehur, të shtunën, bindjen se kryeministri Rama dhe PS do të fitojnë mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë për gazetën Koha Jonë, Gjiknuri u shpreh:

“Edi Rama do qëndrojë në zyrën e kryeministrit pasi ta mandatojnë shqiptarët për herë të tretë.”

Duke zbuluar se vetë do të kandidojë në qarkun e Vlorës, Gjiknuri tha se qeveria Rama e ka transformuar Vlorën, ndaj do të fitojë të paktën 8 deputetë në këtë qark:

“Suksesi elektoral i PS-së në Vlorë nuk vjen nga emra të përveçëm, por vjen nga punët titanike që ka bërë qeveria Rama në Vlorë duke investuar në këtë qark në 7 vitet e fundit më shumë se 1 miliard dollar.

Minimalisht [marrim] 8 mandate, pse jo dhe të rritemi më një mandat më shumë.”

Pyetur për përmbytjen e qytetit sa herë bie shi, Gjiknuri tha se, tani falë investime, përmbytjet kanë më pak pasoja:

“Kur ka reshje të dendura ka dhe përmbytje dhe kjo ka qenë ligjësi natyre sot e mot, me rrumpallën e Saliut apo me Rilindjen e Ramës. Në dallim nga më parë, përmbytjet janë më me pak pasoja dhe më jetëshkurtër, kjo falë investimeve në infrastrukturë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>