Gjiknuri tregon ndryshimet e pranuara nga palët në mbledhjen e Këshillit Politik

Nga Exit News
Gjiknuri tregon ndryshimet e pranuara nga palët në mbledhjen e Këshillit Politik

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik sqaroi se çfarë u pranua nga palët më 3 qershor në darkë, në rezidencën e Ambasadës Amerikane, për reformën zgjedhore. Sipas, deklaratës së Gjiknurit në Kuvend, në zgjedhjet e ardhshme të 2021:

Identifikimi i zgjedhësve do të behet elektronikisht. Personi që merret me këtë do të zgjidhet nga opozita.

Nëpunësit shtetërore ose jo do të bëjnë me detyrim trajnimin zgjedhor. Trajnimi do të jetë një skenë e hapur që do të mbikëqyret nga përfaqësuesi i opozitës, që do të ngarkohet posacërisht me këtë punë.

Komisionerët e komisioneve zgjedhore do të caktohen me short, do jenë 3 zyrtarë që do të menaxhojnë procesin, dhe dy vëzhgues politikë. Do të jenë dy numërues zyrtarë të përzgjedhur rastësisht me short, dhe përfaqësues politikë.

Qendrat e votimit do të monitorohen me kamera.

Policia do të identifikojë familjet në nevojë ekonomike; rritjet e numrave të të punësuarve në ndërmarrjet shtetërore;  ligjshmërinë e donacioneve drejt partive politike dhe do të identifikojë kompanitë, të cilat kanë përfituar më shumë nga fondet publike dhe ndihmojnë partitë politike.

Nëse policia mbas analizës së këtyre elementëve konstaton shkelje administrative i raporton pranë KQZ. Në rast të një vepre penale ia referon prokurorisë.

Veprat penale të korrupsionit gjatë zgjedhjeve të kalojnë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK).

Gjiknuri tha se qeveria tranzitore nuk ishte pjesë e bisedimeve të Këshillit Politik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>