Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico deklaroi se Gjirokastra, Korça dhe Berati kanë një rritje të numrit të rasteve me Covid-19 gjatë këtyre dy javëe.
Gjatë konferencës për mediat, Fico deklaroi se:
“Një ndryshim i qenësishëm ka qenë edhe rezultati i rasteve të reja në disa vende. Tirana ka një numër rastesh aktive të larta, por vihet re që po bëhet tashmë dy-tre javë që Gjirokastra, Korça dhe Berati vijën mbrapa me numra të reja rastesh, që po mbahen në vëzhgim”
Ajo shtoi gjatë këtyre dy javëve ka patur rënie të rasteve me Covid-19:
“Mesatarja javore e rasteve pozitive ka zbritur nga 172 në 138. Incidena javore në 108 nga 187. Ka një rritje të qëndrueshme të incidentës 2 javore në incidencën e saj të zbritjes.”
Më herët Komiteti Teknik njoftoi masat e reja për cilat mund të lexoni këtu.