
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit la në fuqi të enjten masën e arrestit në kushte shtëpie për ish-zëvendës-ministren e Brendshme, Rovena Voda.
Voda akuzohet se ka marr 2 mijë Euro rryshfet për punësimin në Ministrinë e Brendshme të shtetases Florida Beu, me ndërmjetësinë e Majlinda Hasanit.
Edhe për këto të fundit, GJKKO konfirmoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ndërkohë, Voda ka mohuar akuzat në seancë, duke u shprehur se nuk kishte lidhje fare me rastin.