Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha të hënën masën e sigurisë për 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të arrestuar për abuzim me tenderin e uniformave të policisë.
Sipas një raportimi nga gazetarja Klodiana Lala, Gjykata ka konfirmuar masën e arrestit me burg për 8 nga 9 zyrtarët e ministrisë:
- Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshmë;
- Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara;
- anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri e Gëzim Mingaj.
Vetëm për zyrtaren Anisa Bogdani u la në fuqi masa ‘arrest shtëpie’ për shkak se i duhet të përkujdeset për fëmijën e saj të mitur.
Lala raporton se të pandehurit kanë mohuar çdo akuzë, duke pretenduar se tenderimi i uniformave i është përmbajtur proòedurave të prokurimit publik.
Por, ndërkohë, anëtarja e Njësisë së Prokurimit, Aurora Mullaj dëshmoi mbi skemën, me anë të së cilës u favorizua kompania fituese e tenderit, me vlerë 23 milionë €.
Për më shumë informacion se si u zbulua korrupsioni me tenderin 23 milionë € të uniformave të Policisë, Exit ka shkruar këtu.