
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur qytetarë dhe biznese për mosrespektim të rregullave anti Covid.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë:
- Janë gjobitur 4 qytetarë për mosmbajtje të maskave në vende të mbyllura;
- Janë gjobitur 4 bare e kafe për mosrespektim të protokolleve;
- Janë pezulluar aktivitetet e 3 bareve e kafe për mosrespektim të protokolleve.
Që prej 15 korrikut, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit.