
Policia rrugore në vend gjatë 24 orëve të fundit, ka gjobitur 1516 drejtues. Sipas njoftimit të Policisë:
3 drejtues mjetesh u arrestuan, 2 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
57 leje drejtimi u pezulluan, 40 prej tyre për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
1456 gjoba u vendosën për parakalime të gabuara, përdorim i celularit gjatë drejtimit të automjetit, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për mospërdorimin e rripit të sigurimit, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për shkelje të semaforit.