
4 lokale në Tiranë janë gjobitur me 1 milionë lekë, për shkak se kanë mbajtur muzikë të lartë pas orës 20:00.
Në një njoftim, Policia e Shtetit shkruan:
“Policia ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 4 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë. Në përfundim të veprimeve të para u mor masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, për secilin nga 4 subjektet e konstatuara në shkelje të Aktit Normativ.”
Policia i bëri thirrje të gjithë lokaleve të respektojnë rregullat e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19.