
Pesë lokale në plazhin e Durrësit janë gjobitur me nga një milionë lekë secili, për shkak të thyerjes së urdhërit të ministrisë për të mos vendosur muzikë të lartë pas orën 20:00.
Qeveria ka vendosur edhe ndalimin e muzikës pas orën 20:00, në të gjitha subjektet e shërbimit, pas rritjes së numrave të të infektuarve me koronavirus në moshë të re në vend.
Të gjithë bizneset që shkelin urdhërin dënohen me gjobë një milionë lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.