
Gjashtë biznese janë gjobitur në Durrës pasi kanë shkelur rregullat e protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë kundër përhapjes së Covid-19. Një biznes tjetër është bllokuar përkohësisht.
Në zonën e plazhit janë gjobitur me nga 100 mijë lekë tre biznese.
Në lagjen nr. 1, Durrës, është gjobitur me 100 mijë lekë një biznes. Ndërsa dy të tjerë janë gjobitur me 1 milionë lekë secili.
Me shtimin e personave të infektuar është rritur dhe kontrolli i institucioneve ndaj bizneseve për zbatimin e protokolleve të sigurisë.