Gjobitet me 5 milionë lekë kandidati për deputet Elton Debreshi

Nga Exit News
Gjobitet me 5 milionë lekë kandidati për deputet Elton Debreshi

Kandidati i pavarur për deputet, Elton Debreshi është gjobitur me 5 milionë lekë  pasi ka grumbulluar më shumë se 10 persona në takimin e tij.

Lajmin e bëri të ditur vetë Debreshi përmes një postimi në Facebook, ku shkruan:

50 MILIONE LEKE GJOBE! Sot komisariati i Bulqizes me njoftoi se jam gjobitur me 5,000,000 leke te reja per shkak te tubimit te dates 26 mars. Per shkak te vendimit te Gjykatës Kushtetuese dhe mosbotimit te rregullave te reja ne fletoren zyrtare, takimi ne Bulqize ka qene krejt i ligjshem.”

Debreshi shprehet se autori i kësaj gjobe është Edi Rama dhe se nuk frikësohet prej kësaj gjobe.

Mua nuk me frikeson nje gjobe. Nuk frikeson as mijera minatoret dhe qytetaret qe po na japin besen kudo. Kjo cope leter do te hyje ne historine e turpit te kesaj qeverie.’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>