Gjonaj akuzon protestuesit si të paguar nga opozita për të ushtruar dhunë

Nga Exit News
Gjonaj akuzon protestuesit si të paguar nga opozita për të ushtruar dhunë

Minstrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka akuzuar opozitën të shtunën se paguan të rinjtë për të ushtruar dhunë në protestë.

Ajo e ka cilësuar vepër penale “nxitjen e të rinjve nga partitë opozitare”, në një intervistë për News 24.

“Të vjen keq kur këto protesta nxiten dhe kanë pjesëmarrjen e funksionarëve politikë. Keqardhëse është kur këto forca politike si PD dhe LSI nxisin fëmijët, i përdorin për të marrë pjesë në protesta të dhunshme, për të marrë pjesë në krim”, ka thënë Gjonaj.

Gjonaj ka thënë se nxitësit e dhunës duhet të përballen me drejtësinë.

“Me kodin penal dënohen të gjithë ata që nxisin fëmijët për të kryer një krim. Të gjithë këta nxitës duhet të dalin përpara përgjegjësisë penale”, ka pohuar Gjonaj.

Ministrja është shprehur se dhuna nuk është forma e duhur për të protestuar. Sipas saj përmes dhunës nuk mund të arrihet asnjë kërkesë.

Protesta të tilla nxiten nga ata që shpesh herë qajnë që rinia po largohet jashtë vendit pavarësisht se fëmijët e tyre i kanë jashtë vendit dhe po përdorin fëmijët duke i shkatërruar të ardhmen”, u shpreh Gjonaj.

Ministrja bëri apel për mobilizim të publikut për të ndaluar dhunën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>