Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kontrolloi të mërkurën burgun e Durrësit për të parë nëse zbatohen masat anti-Covid.
Gjatë fjalës së saj, ministrja tha se qeveria do të rrisë mbështetjen ndaj strukturave të gardianëve të burgut. Ajo njofoti se me Vendim të Këshillit të Ministrave atyre do u jepet një trajtim financiar dhe do u rritet rroga.
Ajo deklaroi se po qeveria është duke konsideruar mundësinë që edhe stafi shëndetësor dhe ai mbështetës në burgje të marrin një trajtim për sakrificat e tyre në punë.
Sa i takon masave anti-covid, ajo tha se nuk do të tregojë tolerancë ndaj asnjë lloj abuzimi nga stafi i burgjeve.