
Ministria e Drejtësisë ka pezulluar nga detyra drejtoreshën e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Kurbin, Lindita Lelçaj.
Të martën Prokuroria ndaloi Leçajn, e cila akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
“Në vijim të informacioneve mbi ndalimin me urdhër të Prokurorisë Kurbin të shtetases Lindita Lelçaj me detyrë Drejtore e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Kurbin, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për pezullim të menjëhershëm nga puna”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.