Gjonaj premton ngritjen e BKH-së, Kushtetueses dhe Gjykatë së Lartë brenda vitit

Nga Exit News
Gjonaj premton ngritjen e BKH-së, Kushtetueses dhe Gjykatë së Lartë brenda vitit

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj foli, të mërkurën, për ecurinë e formimit të institucioneve të drejtësië.

Gjatë mbledhjes virtual të Këshillit të Integrimit, Gjonaj u shpreh se Byroja Kombëtarë e Hetimit do të plotësohet me oficerë brenda këtij viti.

Ndërsa për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, Gjonaj tha se të gjithë institucionet po punojnë që të plotësojnë kuorumet e nevojshme për të nisur punën brenda këtij viti:

“Ne duhet të fitojmë kohën, me qëllim që të kemi mundësi të kemi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë të ngritur me kuorumet e nevojshme brenda këtij viti.”

Lidhur me punën e SPAK-ut, ministrja tha se institucioni po bën një punë të mirë dhe se po heton 23 ish-magjistratë të shkarkuar nga procesi i vetingut:

“SPAK ka filluar procedim penal kundër 23 ish-magjistratëve, përfshirë këtu 9 çështje të gjyqtarëve dhe prokurorëve në nivel të lartë. Hetimet e pasurisë lidhur me këto raste janë ende në proces.”

Në fund, Gjonaj premtoi se qeveria do të rrisë mbështetjen institucionale dhe buxhetore për sistemin e drejtësisë dhe institucionet e reja.

5 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme