Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka lajmëruar forcimin e Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, për të mbrojtur më shumë magjistratët e kërcënuar për shkak të detyrës.
Gjonaj, gjatë një takimi në Shkodër me përfaqësuesen e UNDP-së në Shqipëri, Limya Eltayeb, ambasadorin austriak Christian Steiner dhe drejtuesen e Zyrës Qendrore të Agjencisë Austriake për Zhvillim, Simone Ungerzboeck, reagoi për kërcënimin e prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami, të bërë publik të premten nga media.
Për incidenti reagoi të premten edhe Presidenti Ilir Meta, i cili kërkoi hetim të ngjarjes:
“Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujtdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar”.
Prokurorit Bajrami ju vendos një fishek në dritaren e zyrës.