Gjonaj takim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe drejtuesin e SPAK: Duhet bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar

Nga Exit News
Gjonaj takim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe drejtuesin e SPAK: Duhet bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi të enjten se qeveria pret nga prokuroria “drejtësinë e re, për luftën ndaj korrupsionit që është një nga prioritet kryesore edhe për shkak se është një nga 15 pikat e vendosur si kusht për të hyrë në BE”.

Në një takim online me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), Arben Kraja, Gjonaj pohoi se për të luftuar krimin e organizuar duhet bashkëpunim mes institucioneve ligjzbatuese shqiptare me ato ndërkombëtare.

Gjonaj shtoi se “rritja e numrit të hetimeve për pastrimin e parave dhe dobësimi i fininacimeve me para të pista është një nga fushat që duhet parë me kujdes.” Ajo kërkoi bashkëpunim mes Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK dhe OFL-së.

Ministrja tha se ende problematikë mbetet lufta ndaj narkotikëve, ndaj trafikut të qënieve njerëzore, respektimi i të drejtave të njeriut dhe ashpërsimi i dënimeve për veprat penale ndaj grave dhe vajzave.

Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm Çela pohoi se pavarësia e prokurorisë nuk është qëndrim por është element i domosdoshëm dhe se ekzekutimi duhet t’i japë fund kësaj qasjeje. Ai u shprej

“Pavarësia funksionale e prokurorve, nuk është qëndrim në vetevete, por pavarësia duhet të qëndrojë si pika më e fortë. Këto rekomandime marrin role të veçanta. Nuk mund të lë pa përmendur, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokurorinë e Posaçme, që veprojnë brenda sistemit. Ekzekutivi duhet ti japë fund kësaj anomalie.

Më tej Çela u shpreh:

“Për rekomandimet, koha për të cilën ata mbërritën në prokurori e bën të vështirë marrjen e masave dhe hartimin e planeve dhe strategjive në mënyrën që duhet. Ne kemi hedhur disa hapa të rëndësishme për pastrimin e krimit financiar. Kjo do të pasohet nga një fazë tjetër sepse do krijohen mekanizma të përhershme, me synim rritjen e efiçensës.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>