Komisioni i Vlerësimit të vetingut në polici ka zbuluar se Gjovalin Loka, drejtor në Policinë e Shtetit, ka qenë operativ i sigurimit të shtetit gjatë diktaturës komuniste.
Loka mban postin e drejtorit të Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Loka e ka fshehur të shkuarën e tij.
Nuk dihet ende nëse ai do të shkarkohet nga detyra apo jo.
Gjovalin Loka u emërua drejtor në polici, me vendim të Ardi Veliut, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, në vitin 2018.
Më parë ai ka qenë Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vlorës dhe Lezhës.