
Gjykata e Krimeve të Rënda shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, raporton BalkanWeb. Gjykata u shpreh se nga hetimet nuk provohet vepra penale.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nisi hetimet për kryebashkiakun me 16 qershor 2020.
Kryebashkiaku Lala u akuzua për privatizimin e një ndërtesë, i cili më pas u anullua, në pronësi të Bashkisë në shkelje të procedurave ligjore.