Gjykata belge lë në liri me kusht ish-presidentin katalanas dhe katër ish-ministra

Gjykata belge lë në liri me kusht ish-presidentin katalanas dhe katër ish-ministra

Ish-Presidenti katalanas Carles Puigdemont dhe katër nga ish-ministrat në kabinetin e tij janë lënë në liri me kusht nga gjykata belge.

Pesë zyrtarët e larta, të cilët prej disa ditësh janë arratisur në Belgjikë, u dorëzuan në policinë belge, një ditë pasi Spanja lëshoi mandat arresti për to.

Akuzat me të cilat përballen pesë zyrtarët janë akuza për rebelim, trazira, copëzim të vendit dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Tani, pas vendimit të gjykatës belge, ish-presidenti dhe katër ish-ministat nuk mund të largohen nga vendi pa leje dhe duhet të japin informacion të vazhdueshëm mbi vendndodhjen. Brenda 60 ditëve ata duhet të kthehen në Spanjë, për tu gjykuar nga gjykata spanjolle, por nëse të akuzuarit nuk kanë pretendime ligjore, kthimi i tyre mund të ndodhë dhe më shpejtë.

Qytetarët katalanas që mbështesin pavarësinë e Katalonjës kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestave kundër Qeverisë qëndrore spanjolle.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>